Reperi Visar Shala i njohur si Skivi nuk është më pjesë e BabaStars.
Kjo është bërë e ditur nga burime pranë labelit.
Sipas tyre, Skivi ka një vit që nuk është pjesë e BabaStars. Për largimin e Skivit nga grupi me të cilin ka punuar prej vitesh, dëshmohet edhe me dy projektet e fundit muzikore të cilat nuk janë publikuar në kanalin e grupit por të Skivit.
Fjala është për duetin e fundit me Genën, këngën ‘Kijamet’ dhe atë solo ‘Dita Nata’ të publikuar para katër muajsh.
Pjesë e BabaStars në krye me Getin prej kohësh nuk është më as njëri prej menaxherëve, Albert Krasniqi.
Kujtojmë se Alberti sa ishte në BabaStars ka qenë menaxher i Skivit dhe pas largimit nga ky label, dyshen i kemi parë shpesh tek shoqërohen bashkë dhe kanë hedhur fotografi edhe në rrjete sociale.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai