Skerdi u fejua me Vesa Ramën, por 2toni dikur

21:23 | 9 Janar 2019

Këngëtari Skerdi sot u fejua me gazetaren Vesa Rama, shkruan GazetaBlic.

Me një postim në llogarinë e tyre, çifti i kushtuan disa fjalë dashurie njëri-tjetrit.

Ishte Skerdi ai i cili publikoj një video i pari, duke i thurur vargje dashurie për të fejuarën e tij.

‘Ishte e vetmja gje qe kurre nuk mbahet fshehur sepse eshte momenti me i bukur ne jete – Dashuria. Do te doja qe cdo njeri te ndihet i lumtur ashtu sic une tani, shkroi ai.

Por a e keni ditur se dikur rep-artisti shqiptar Arton Avdyli, i njohur me nofkën si 2Ton-i ishte i lidhur me Vesën.

Në profilin e saj në ‘Instagram‘, ajo kishte publikuar një fotografi ku dyshja shihen shumë të afërt me njëri tjetrin teksa ka shkruar ‘Që nga 2007-ta’, që i bije të jetë viti edhe kur ka filluar lidhja e tyre.

Shikojeni foton dhe shihni vetë:

Ndryshe, çdonjëri ka të kaluara të ndryshme dhe me siguri se lidhja e 2ton me Vesën ka përfunduar, kështu Skerdit dhe asaj u urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara