Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, njihet për bashkëpunimet e tij të shumta që sjell në tregun muzikor.
Ai në mënyrë të njëpasnjëshme publikon këngë të ndryshme, e që po marrin miliona klikime në platformën YouTube, shkruan portali arbresh.info
Skerdi Ago dhe Gent Fatali kanë lansuar bashkëpunimin me titull “Melodia”, të shoqëruar edhe me videoklip.
Kënga është me tekst dhe muzikë të të dy artistëve, ndërsa videoklipi është punuar nga Max Productional.
Klipi i kësaj kënge sjell skena me ngjyra verore, të cilat janë realizuar në bregdet.
Theksojmë që prurja e fundit muzikore e lansuar nga Skerdi titullohet “NKN”, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Samanta Karavella. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...