Policia e Zvicrës ka arrestuar reperën kosovare Loredana Zefi në apartamentin e saj në qytetin e Lucernit.
Zëdhënësi i policisë, Simon Kopp tha për “20minuten”, se “Prokuroria e Lucernit ka hapur një hetim për mashtrim të dyshuar”, përcjell portali arbresh.info.
Një çift në të 50-at, pretendojnë se u mashtruan nga Loredana dhe vëllai i saj Berati, duke humbur kështu rreth 900.000 franga.
Berati ka shpërndarë fotografi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku shihet se ka një marrëdhënie të mirë shoqërore, por nuk dihet lidhja kryesore e tyre.

“Vëllau i Loredanës, Berati, ka publikuar në Instagram jetën luksoze të tij dhe marrëdhëniet me qarqet të larta politike. Disa fotografi të tij tregojnë se ai është duke pirë shampanjë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka një marrëdhënie të ngushtë me Zvicrën. Pas shërbimit të tij ushtarak ai kishte jetuar në Luzern për gati dhjetë vjet. Në vitet ’90 ai kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Ai më pas i ishte bashkuar “Lëvizjes Popullorë të Kosovës”, paraardhës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në shkrimin e “20minuten”. /arbresh.info/
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët