Sia-së nuk i pëlqen një gjë që e bën reperi Kanye West!

14:29 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e famshme Sia, është një nga personat që angazhohet shumë për mirqenjen e kafshëve.

Së fundmi këngëtarja ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për ti thënë reperit të famshëm Kanye West që të mos e përdor leshin e kafshëve për veshjet e markës së tij të modës Yeezy, transmeton Arbresh.info

Kjo pasi Sia ka parë punën e tij gjatë javës së modës në ‘New York Fashion Week’ dhe ky fakt nuk i ka pëlqyer asaj aspak!

Në postimin e saj në Twitter, ajo ka shkruar:”I dashur Kanye West, ju nuk duhet të inspiroheni nga leshi i kafshëve vetëm për të bërë modë, sepse kjo është e trishtueshme”.

Këngëtarja australiane, përveç që njihet si aktiviste e të drejtave të kafshëve, ajo thuhet se ndjek  një dietë të rreptë vegane./Arbresh.info

s

Shpërndaje në rrjete sociale