Soni Malaj është ndër figurat publike më hermetike në showbiz-in shqiptar, duke vendosur një mur të madh mes jetës publike dhe asaj personale. Ndonëse vajza e asaj, Ana, është 8 vjeçe fotografitë që këngëtarja ndan me të voglën në rrjetet sociale janë shumë, por shumë fare të rralla. Pas shumë kohësh, Soni ka publikuar pasditen e sotme një foto me Anën në Instagram, ku ndonëse ka preferuar mos ta ndajë me ndjekësit profilin e të voglës, vihet re se ajo është rritur goxha.
“Dashuri pa kushte!”- ka shkruar mbi foto Soni. Këngëtarja ka treguar në intervista të ndryshme se fakti që ajo nuk publikon foto të Anës lidhet ndër të tjera me dy arsye: Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij.- tregonte ajo dy vite më parë në një intervistë për “Rudina”. Kujtojmë se Soni Malaj ka disa vite që po shijon romancën e saj me Klevin, një djalë i panjohur për publikun, me të cilin po ashtu poston shumë pak foto./lexo/

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit