Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.
Fillimisht aktori tregoi se sa keq e përjetoi i biri momentin kur nisën lëkundjet e fuqishme dhe se si më pas ai vetë e qetësoi duke i shpejguar se dridhjet vinin për shkak të bubullimave.

Interesant ishte edhe shpjegimi që kolegu i tij, aktori Irgen Çela, i kishte dhënë të birit, duke u përpjekur ta qetësonte.
“Më pëlqeu shumë shpjegimi i shokut tim, Irgenit, i cili i kishte thënë djalit të vet që poshtë në det janë disa pllaka që zihen me njëra-tjetrën. E djali i kishte thënë që kur të rritej, do shkonte tek ato pllakat për t’u thënë pajtohuni”, tregoi Flori./lajmi.al/
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...
Arsenal kualifikohet në finale të Carbao Cup, triumfon ndaj ...
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak