Sonte (e mërkurë) në Tel Aviv të Izraelit mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’.
Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë sonte, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Shqipëria, nën përfaqësimin e artistes Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.
Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:
Transmetuesi publik i çdo vendi ka emëruar pesë profesionistë të industrisë muzikore si anëtarë të jurisë për të hedhur votën e tyre. Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.
Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...