Shtëpia e këngëtares së famshme Rihanna është rrethuar nga forcat shumta policore dhe helikopterë mbrëmjen e së hënës.
E gjitha kjo ndodhi për shkak të ndezjes së alarmit, gjë e cila mesa duket ka ndodhur pa dashje.
TMZ raportoi se me të ndezur ky alarm, në shtëpinë e këngëtares arritën masa të shumta të rendit dhe policisë, përfshirë këtu edhe helikopterë.
Në momentin që ndodhi kjo, Rihanna nuk ishte në shtëpi, dhe si rrjedhojë forcat e rendit kryen në qetësi operacionin.
Gjatë gjithë kësaj kohe, këngëtarja 30-vjeçare ndodhej në një klub nate në Londër.
Duket se vendosja aksidentale e alarmit ka shkaktuar një rrëmujë të panevojshme në shtëpinë e këngëtares.
Përndryshe, Rihanna javë më parë theu tabutë, duke u bërë artistja e parë me ngjyrë që pozoi për kopertinën e “Biritish Vogue”.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë