Mbrëmjen e sotme, shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e ka surprizuar një zarf i bardhë, i cili ka mbërritur si një lajm të papritur dhe i ka bërë të gjithë banorët të gjallërohen.
Zarfi i bardhë është lexuar nga Egla, i cili thoshte: “Banorë, bëhuni gati sepse sonte do të keni të ftuar specialë në shtëpi”.
Oborri i shtëpisë BBVA 3 u transformua në një mjedis festiv, i përgatitur për një darkë të veçantë.
Rreth tavolinës së madhe të darkës, ku çdo detaj ishte kujdesur me mjeshtëri, u ulën të ftuarit specialë.
Të ftuar në këtë mbrëmje të këndshme nuk ishin të tjerë veçse disa prej gazetarëve më të njohur të Top Channel, të cilët për katër muaj me radhë kanë pasqyruar ngjarjet dhe dramat e përditshme të banorëve në programet e tyre.
Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi, Ina Kollçaku, Ed Manushi dhe Bieta Sulo ishin mysafirët që zgjodhën të ndajnë një darkë me banorët e BBVA 3. /Telegrafi/
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...