Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e kap dhe dalë jashtë – nuk ma ndjen

18:18 | 10 Dhjetor 2025
E.H

Banorja e njohur e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, e cila tashmë njihet edhe si influencuese në rrjetet sociale, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta.

Gjatë një bisede me banorin Tony, Benita shprehu mllefin e saj ndaj banores tjetër, Elijona Binakaj, duke thënë: “Unë e mbys krejt, e kap dhe dalë jashtë dhe fare nuk ma ndjen”.

Kjo gjuhë u konsiderua e papërshtatshme për një format si Big Brother VIP Kosova dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetin social X (ish-Twitter), ku fansat dhe komentuesit kanë diskutuar për intensitetin e deklaratës dhe për mënyrën se si konflikti mes banorëve po zhvillohet brenda shtëpisë.

Benita, e njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh kontravers, duket se nuk ka frikë të shprehë hapur emocionet e saj, duke e bërë jetën brenda shtëpisë së Big Brother edhe më të paparashikueshme. /Telegrafi/


Shpërndaje në rrjete sociale