Brooklyn Beckham është shpallur beqari më i kërkuar i vitit 2019 dhe ne mund të shohim plotësisht përse.
Fotografi 20-vjeçar u nda nga modelja Hana Cross në gusht të këtij viti, pas nëntë muajsh takime së bashku, ndërsa tani vazhdon të jetë i lirë, në tregun e takimeve.
Revista britanike e modës dhe stilit të jetesës, Tatler, i ka dhuruar nderin fotografit, duke shkruar në përshkrimin e tyre të Brooklyn: “I identifikuar lehtësisht nga stili i tij viktorian, beqari i ri, Brooklyn, 20 vjeç, ka pothuajse aq tatuazhe sa babai i tij dhe aq shumë bukuri”.

Sipas revistës, djali 20-vjeçar i Davidit dhe Victoria Beckham është beqari më i kërkuar i vitit pas ndarjes së tij nga modelja Hana Cross këtë verë.
Brooklyn po ashtu doli para 21-vjeçarit James Chester Campbell dhe djalit 24-vjeçar të Viscount Rothermere, Vere Richard Jonathan Harold.
Ish- ylli i “One Direction” Harry Styles zuri vendin e katërt.

Dhjetë beqarët më të kërkuar për vitin 2019:
1.Brooklyn Beckham, 20
2.James Chester Campbell, Viscount Emlyn, 21
3.Honorable Vere Harmsworth, 24
4.Harry Styles, 25
6.Maro Itoje, 24
7.Paul Henkel, 23
8.Jofra Archer, 24
9.Umar Kamani, 31
10.Mathew Healy, 30
Brooklyn përndryshe është djali i madh i ish-futbollistit anglez, David Beckham dhe dizajneres së modës, Victoria Beckham. /Telegrafi/
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...