Këngëtari i famshëm latin, Ricky Martin, kishte deklaruar në vitin 2008 se ishte homoseksual.
Ndërsa vitin e kaluar, ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, me partnerin e tij homoseksual, Jwan Yosef.
Martin ka rrëfyer se ishte homoseksual pasi i erdhën në jetë dy djemtë e tij, Matteo dhe Valentino, duke thënë se lindja e tyre ishte një pikë kthese.
Ndërsa së fundmi, këngëtari i famshëm ka befasuar të gjithë, duke thënë se shpreson që edhe ata të jenë homoseksualë sikur ai.
“I kisha fëmijët dhe më pas mendova: më duhet të rrëfehem, a do t’i gënjej këta fëmijë të bukur?”, kishte thënë ai në fillim të këtij viti në një intervistë me Trevor Noah.
Teksa në intervistën e fundit dhënë për ABC, Ricky ka thënë se të qenit gay e bën më të fortë dhe se shpreson që edhe fëmijët e tij të jenë homoseksualë
“Ende nuk e di sepse fëmijët e mi janë të vegjël, por do doja që ata të ishin homoseksualë”, është shprehur ai.


“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...