Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionion “Proçesi Sportiv”.
Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani ka qenë i ftuar dhe foli për ndeshjen kundër Kukësit, por gjatë bisedës u ndesh me një ngacmim të bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.
Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve: “Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist. Me fizioniminë që ke mendoj se je për aktor”, i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet.
Megjithatë ai e mori në dorë situatën duke ia kthyer me të njëjtën monedhë: “Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para. Ndaj unë jam më shumë për aksion”,-përfundoi duke qeshur./Jeta Osh Qef

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...