Nëse bëni një udhëtim të shkurtër në profilet sociale të personazheve të njohur sot, e kuqja është ngjyra që do ju verbojë gjithandej, lulet, dhuratat dhe dedikimet e pafundme që partnerët i kanë dedikuar njëri-tjetrit në një datë të shënuar si e sotmja.
Por ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të kaluar ditën e dashurisë me partneren e tij. Ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të njohur, Loriku dhe Monica kanë preferuar që ditën e ëmbël të dashurisë ta kalojnë duke gatuar një tortë simbolike për dashurinë. I mësuar prej vitesh me sfida në fushën e lojës, edhe sot Loriku ka marrë përsipër ta tregojë se është i aftë t’ia dalë – edhe kur nuk është pika e tij më e fortë.
Dhe pas procesit “të vështirë”, ja edhe pamja përfundimtare e tortës së dashurisë. Nuk ka dyshim që, edhe nëse do të zgjidhte të ishte pastiҫier, do t’ia kishte dalë apo jo?

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...