Aktorja amerikane është parë kohën e fundit duke mbajtur një unazë argjendi në gisht, derisa po mbështeste të dashurin e saj francez, Adil Rami, në “Kupën e Botës”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Fotografitë e aktores kanë ndezur spekulimet se ajo është fejuar me futbollistin francez.
Legjenda e “Baywatch”, 51 vjeçarja dhe 32 vjeçari thuhet se janë gati për ta bërë publik lajmin shumë shpejt.
Pamela ka qenë në Rusi për ta mbështetur të dashurin në ndeshjen kur Franca triumfoi kundër Belgjikës në gjysmë-finale të Kupës së Botës.
Pamela dhe Adil kanë jetuar së bashku në Francë që prej vitit të kaluar.
Bjondina, sipas USA Today thuhet se ndeshjen nuk e shikoi në pjesën tjetër bashkë me gratë e futbollistëve, por shikoi në pjesën “VIP” bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe familjen mbretërore të Katarit.

Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...