Shfaqet Ceca, flet për jetën e saj pas vdekjes së Arkanit (Foto)

10:04 | 14 Korrik 2016
M. A.

Këngëtarja serbe e muzikës folk, Svetlana Ceca Raznatoviç në një intervistë për revistën “Ekskluzive” ka folur për jetën e saj dhe fëmijët e saj pas vdekjes së Arkanit – Zeljko Raznatoviç, udhëheqës i paraushtarakëve dhe njërit ndër kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Veljko dhe Anastasija Raznatoviç, janë dy fëmijët e këngëtares serbe Ceca dhe të njohurit Arkan, për të cilët ajo thotë se i ka rritur me dashuri dhe nuk ka lejuar që asnjëherë fëmijët e tyre të ndjenjë urrejtje ndaj ndokujt, përcjell Gazeta Express.

“Ata janë rritur pa baba, mirëpo mendoj që kam bërë punë të mirë në zhvillimin e tyre, pasi ata janë tani të mbushur vetëm me dashuri për secilin person”, thotë Ceca.

Ceca gjithashtu flet për problemet e së kaluarës, duke përfshirë edhe vdekjen e bashkëshortit.

Ajo rrëfen se tani në familjen e saj, nuk përmendet ajo kohë – koha kur bashkëshorti i saj Arkan ishte akuzuar nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare për vrasjet në kohën e ish-Jugosllavisë, e më pas i ekzekutuar edhe në Beograd, vrasësi i të cilit ende nuk dihet.

Arkani u vra në Beograd nga një vrasës i panjohur, në muajin janar të vitit 2000.

0f9686fdd0de0f80d72192196bbc780b_1468482823-3893143 4e34952703df26de3e468bb1ec1db4ae_1468482829-7777670

Shpërndaje në rrjete sociale