Dyshja e njohur, Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë njoftuar ndarjen e tyre në një deklaratë të bërë në rrjete sociale.
“Përshëndetje njerëz, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies tonë romantike, por dashuria jonë për tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë”, fillon deklarata.
“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë te jemi miq të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të lëvizur përpara. Camila dhe Shawn”.

Dyshja nisën lidhjen në korrik të vitit 2019, teksa kanë qenë ndër çiftet më të komentuara në periudhën e pandemisë.Lidhja e Cabello erdhi vetëm pak pas ndarjes së saj nga ylli i YouTube, Matthew Hussey. /arbresh.info/
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...