Në kuadër të performancës madhështore që mbajti në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, këngëtarja kishte bërë edhe një befasi për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net. Ajo ka kërcyer nën ritmet e “Shotës”, moment ky që elektrozoi gjithë publikun, derisa me shami në dorë kërcente bashkë me vallëtarët që i kishte me vete.
Në një moment, Rita ka gjuajtur shaminë të cilën e kishte pritur një djalosh me emrin, Altini, ndërsa përmes rrjeteve sociale këngëtarja Mihrije Braha ka bërë të ditur se shamia tashmë ka arritur në duart e saj.
“Shamin e Rita Ores e mori Altini e unë ja mora Altinit…M B”, ka shkruar ajo.

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...