“Game of Thrones” është një nga serialet që ka çmendur gjithë botën dhe shqiptarët gjithashtu.
Seriali amerikan, ndër më të ndjekurit, aktualisht sapo ka përmbyllur sezonin e tij të shtatë të suksesshëm dhe ndjekësit besnikë kanë shprehur në rrjete sociale padurim për të mësuar se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm.

Regjisori ka lajmëruar se episodet e sezonit të tetë do të rikthehen në 2018-2019-ën.
Historia është bazuar mbi novelën e George R.R. Martin me titull “A song of Ice And Fire”.
Megjithatë, duket se fansave shqiptarë nuk do u duhet të presin kaq shumë për të parë pak nga seriali i dëshiruar.
Në muajin tetor do të vijë versioni shqiptar i Jon Snow, personazhi i njohur i “Game of Thrones” i luajtur nga aktori i njohur amerikan Kit Harington.
Këtë herë versionin shqiptar të tij do ta sjellë Capital T. Shumë shpejt reperi i njohur do të publikojë projektin më të ri muzikor në të cilin do të shfaqet në karakterin e Jon Snow, shkruan Blitz.al.
Vetë Capital T e ka paralajmëruar këtë gjë në Instagram-in e tij.
“Kushdo që ju ka thënë se do ju duhet të prisni më shumë se një vit për të parë “” ka gënjyer. Sezoni i ri fillon në tetor 2017.”,- shkruan reperi.
Në fotot e publikuara vihet re një ngjahsmëri e madhe e reperit shqiptar me personazhin e njohur, aq sa për një moment edhe mund t’i ngatërrosh.
Pa diskutim ky do të jetë një nga projektet më të veçanta dhe interesante të Capital T.

Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...