Blendi Fevziu nuk është një baba xheloz dhe e pranon se dy vajzat e tij i përkasin një brezi tjetër që nuk mund ta analizosh me eksperiencat e tij kur ishte në moshën e tyre.
Në një rrëfim ekskluziv për “Bordo” gazetari ka folur për projektet e radhës dhe marrëdhënien me dy vajzat e tij.
Ai ka rrëfyer se Mishel, vajza e madhe nuk flet më të për çështjet e zemrës, e megjithatë as ai nuk e pyet.


Nëse ajo do t’i rrëfente se një djalë e ka lënduar, atëherë ai tha se do t’i sugjeronte që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë:
“Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët”.
Sa i përket të ardhmes së fëmijëve të tij, Blendi tha se nuk e projekton vetë por mund t’i këshillojë dhe në fund ato do të vendosin vetë.
Shkrimtari dhe gazetari do të sjellë një botim dedikuar fëmijërisë, periudhës më të bukur, por dhe vendimtare të jetës së tij, e cila përcaktoi të ardhmen drejt gazetarisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...