Këngëtarja shqiptare, Rita Ora tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në koncertin e pavarësisë në Prishtinë.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan arbresh.info.
Por,këngëtarja përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur që është sëmurë dhe për këtë arsye është duke përdorur inhalatorin.
“Nebulizer për zërin tim. Do të jem kështu edhe gjatë fluturimit tim me aeroplan prej sodit”, ka shkruar ajo.
Nuk dihet nëse kjo do të ndikoj në ardhjen e saj në Kosovë, koncerti tashmë do të mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ me fillim nga ora 22:00./Arbresh.info/


Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...