Raportohet se këngëtari i ndjerë George Michael kishte probleme shëndetësore me mushkëri qëkur u godit nga sëmundja e pneumonisë në vitin 2011.
Michael, i cili vdiq në shtëpinë e vet në Oxfordshire, Ditën e Krishtlindjes, nga një sulm i dyshuar në zemër, ishte trajtuar për infeksion të mushkërive pasi që kishte humbur vetëdijen gjatë turneut live “Symphonica”.
Tani pohohet se Michael nuk e kishte marrë veten asnjëherë nga ajo sëmundje.
Një burim ka thënë për Mirror: “[Gjendja] e mushkërive të tij kurrë nuk u përmirësuan. Kjo mund të ndodhë pas një periudhe serioze të pneumonisë të ngjashme me atë të George.”
Ky burim e ka shpjeguar edhe më shumë sëmundjen e pneumonisë.
“Nganjëherë i lënë mushkëritë të dëmtuara, që con në mos funksionimin e tyre. Pjesë të mushkërive thjesht nuk punojnë më,” ka shpjeguar burimi.
“Të lë pa frymë, për shkak se mushkërinë kanë kapacitet më të vogël se para sëmundjes,” shpjegon më tej.
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...