Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao ka kujtuar bashkëshortin e saj duke thënë se ai e ka mbështetur, respektuar dhe dashur.
Ajo tha disa fjalë edhe për Roelin, deri sa u shpreh se nuk e di se kush do t’i tregojë se nuk e ka babain gjallë.
“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do të tregojë, por e di që ai është shumë krenar me babain e tij, e ka dashur shumë Shpati, është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me gjitha të mirat, të rritet me të gjitha virtytet”, tha ajo./Rtv21
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...