Teksa prej kohësh ishtë përfolur të ishte në një lidhje me Zayn Malik e më pas deklaroi se ishte ‘single’, Selena Gomez tashmë ka hequr ish-anëtarin e One Direction nga Instagrami.
Ajo dhe Malik thuhet se ishin takuar në pranverë dhe dyshohet se u panë duke u puthur gjatë një nate në New York City.
Por nuk mbaron me kaq. Këngëtarja ka bërë ‘unfollow’ edhe Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Dua Lipa nga lista e saj në rrjetin social.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi vendimin.
Malik ka një vajzë me ish partneren Gigi Hadid, kështu që ndoshta kjo mund të jetë një arsye për sjelljen e Gomez në rrjetet sociale.
Këngëtarja dihet se ka disa raporte jo fort të mira me disa nga personat e njohur në industrinë botërore.
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...