Takimi i Selena Gomez dhe Zayn Malik nuk është befasi për ata që i njohin sepse dyshja kanë qenë të lidhur në të kaluarën.
Përpjekja e parë e dyshes ndodhi vite më parë kurë kur shoqja më e mirë e Gomez, Taylor Swift, po takohej me ish-anëtarin e grupit One Direction, shokun e Zayn Malik, Harry Styles. Taylor dhe Harry ishin bashkë në vjeshtën e vitit 2012 dhe u fotografuan për herë të parë atë dhjetor.
Ata u ndanë muajin tjetër. Por, duket se lidhja e tyre jetëshkurtër ishte e mjaftueshme për t’i bërë Selenën dhe Zayn të provonin një romancë, siç thotë një burim kryesor për Page Six: “Ata kishin një gjë vite më parë, kur Taylor dhe Harry ishin në lidhje.” Burimi vazhdon: “Nuk më habit aspak që ata janë potencialisht bashkë [sot].
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...