Partnerja e këngëtarit Ledri Vula, Sara Hoxha është kthyer një nga personazhet më të përfolur të momentit. Ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe çdo foto që publikon në rrjetet sociale kthehet në lajm.
Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram një foto me të cilën kujtonte gjyshin e saj, në 4- vjetorin e ndarjes nga jeta.
Mirëpo me sa duket, emri i gjyshit të Sarës nuk është i padëgjuar. Bëhet fjalë për mjeshtrin shqiptar të cirkut, Telat Agollin.
“Janë bërë 4-vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh” , shkruan Sara krah fotos së tij, të shkrepur në kohën kur ai punonte në Cirkun Kombëtar.
Telat Agolli, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçarë në SHBA dhe ishte ndër të parët artistë akrobatë në Trupën e Estradës së Tiranës. l.k/abcnews
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...
UP hap konkursin e studimeve të doktoratës
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.60 euro për litë...
Vidhet një motoçikletë nga një lokal në Prishtinë