Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Pop Culture”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë edhe për lajmet që qarkullojnë së fundmi në media.
Së fundmi, u përfol se ajo dhe këngëtarja Ronela Hajati kanë prishur miqësinë mes tyre, ndërsa në intervistën e fundit, Samanta pranoi se është duke mbajtur qëndrim.

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, ka thënë artistja Karavella.
Ndërkohë, ajo më pas është ngacmuar edhe me disa pyetje private rreth të dashurit ideal, të cilit ia ka përshkruar tri cilësi: “Duhet të ketë tre cilësi. Të jetë i matur, inteligjent dhe jo i komplikuar”, ka përfunduar Samanta.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së