Aktorja e njohur indiane, që u bë e famshme në Shqipëri dhe Kosovë gjatë serialit “Bidaai” ka rënë pre e skandaleve.
Sara Khan, e cila bënte rolin e Sadnës ka pushtuar rrjetet sociale me foton ku është lakuriq në vaskë. Pamjet u publikuan nga motra e saj, e cila i fshiu menjëherë.
Ndonëse mendonte se kishin hequr cdo gjë, ‘hakerat’ kanë bërë të mundur publikimin e pamjeve.
Për këtë gjë, vetë aktorja ka bërë një deklaratë për mediat indiane duke thënë:
“Nuk e di çfarë ndodhi. Gjithçka shkoi për keq. Ishte një foto e bërë për shaka nga motra ime. Ajo e fshiu direkt, por shkoi tmerrësisht keq. Motra ishte pak e dehur, ne po bënim shaka dhe ndodhi kjo. Dua të them se ndonjëherë teknologjia është kaq e dëmshme prandaj duhet të kemi kujdes. Motra e postoi foton padashje. Ishte gabim njerëzor dhe e fal. Mediat indiane duhet të ndalojnë së diskretituari një vajzë.”

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...