Pas vdekjes së Nexhmije Pagarushës, Sabri Fejzullahu ka postuar në Instagram.
Ai tha se atë e ka pasur idhull gjithmonë.
“Sot na la, bilbili e ikona e këngës shqipe. Nexhmije Pagarusha, ti u ndave nga kjo jetë, por kënga jote, zëri e vepra jetojnë gjithmonë sa t’është gjallë shqiptaria. Me dhimbje t’madhe n’shpirt po ta them unë Sabri Fejzullahu që t’kam pasë idhull gjithmonë, lamtumirë me këto vargje: “Nxire këngën për t’më gëzuar o bilbil
Të dëgjoj me mall kur ligjëron bilbil
Kur kam dhimbje, kur kam vaje o bilbil
Kënga jote shpirtin ma qetëson bilbil”
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe emri yt…”, ka shkruar Fejzullahu.
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...