Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ryva Kajtazi, po shijon disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo vizitoi Xhaminë e Madhe “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi, një nga xhamitë më madhështore në botë.
E veshur me shaminë tradicionale mbi kokë, Ryva ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Fotografitë e saj nga vizita në këtë xhami, simbol i harmonisë dhe kulturës islame, janë shoqëruar me qindra komente.
Ndjekësit kanë shkruar mesazhe duke e vlerësuar artisten për elegancën dhe respektin ndaj kulturës vendase.
Xhamia “Sheikh Zayed” njihet për arkitekturën e saj madhështore, mermerin e bardhë, kupolat e arta dhe ambientin solemn. /Telegrafi/


Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...