Gazetarja dhe moderatorja, Rudina Xhunga, foli sot për varësinë e saj me celularin, me të cilin është shumë e lidhur për shkak të profesionit.
Teknologjia dhe interneti ndërhyn në marrëdhënien e saj me të bijën, e cila shpesh i bën pyetjen më të veçantë të ëmës.
E ftuar në emisionin “Be caffee”, Rudina tregoi një nga episodet në familjen e saj.
“Kur ikën interneti, ajo thotë ‘Shyqyr, që të heqësh celularin nga dora’”, tregoi gazetarja e njohur.
Ndërsa një nga pyetjet me të cilat përballet ajo nga 5-vjeçarja Alana lidhet me faktin se, kë do më shumë, punën apo atë.
“Ajo më pyeti një ditë: ‘Çfarë është më e rëndësishme për ty?’. Dhe unë iu përgjigja: ‘Ti je, jeta ime’”, tregoi moderatorja.
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...