Prilli i vitit 2015 do ta gjente moderatoren e njohur të ekraneve shqiptare Rudina Magjistari në një pozicion ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Për një ditë të vetme ajo do të ishte fanari ndriçues i sfilatës së përvitshme të fustaneve të nusërisë ‘’Geraldina Sposa’’. E zgjedhur nga stafi i kësaj të fundit, Rudina do të arrinte të mrekullonte të gjithë me buzëqeshjen e saj dhe sigurinë e një modeleje teksa sfilonte mbi pasarelë nën ritmet e ‘’You’re simply the best’’ të Tina Turner. Por, teksa kanë kaluar më shumë se 2 vjet e gjysmë nga kjo eksperiencë e veçantë për bukuroshen e programit të pasdites, duket se ajo nuk ka ndërmend ta veshë më atë. E ftuar ditën e djeshme në ‘’Thumb’’,Rudina ka treguar arsyen përse nuk ka bërë kurrë dasmë dhe nuk ka dashur të veshë sërish fustanin e bardhë.
‘’Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. Është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, u shpreh ajo. Magjistari është prej disa vitesh me ish-kampionin e kick boxit Xhavit Bajrami dhe janë prindër të një vajze, Mias.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...