Vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpërfolur e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, e cila do të zhvillohet më 10 shtator në Gjirin e Lalzit.
Pak ditë para dasmës duket se nusja jonë bukuroshe ka një problem jo pak të vogël.
Ajo ka qenë pak ditë më parë në Milano për të gjetur fustanin e saj dhe duket se nuk ia ka dalë mbanë.
Burime pranë Marinës kanë treguar për Blitz.al se biondja seksi e ekraneve nuk ka pëlqyer asnjë nga fustanet dhe nuk e ka zgjedhur ende fustanin që do të veshë në ditën e saj më të rëndësishme.
Shpresojmë shumë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, sepse me të vërtetë që mezi presim ta shohim Marinën të veshë fustanin e nusërisë dhe këtë herë prej vërteti (jo në sfilatë).
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit