Aktori i serialit të popullarizuar “Queer Eye”, Jonathan Van Ness, në librin e tij “Over the Top”, ka bërë të ditur se është HIV pozitiv.
Në libër, ai flet për periudhat e vështira, ndërsa në të njëjtën kohë, i ka plotësuar me humor dhe argëtim.
Pos diagnostikimit me HIV pozitiv, aktori ka shkruar edhe për abuzimin me droga që mes tjerash, ia kanë rrënuar edhe shëndetin.

Van Ness, i cili njihet për dëshirën e tij për t’u veshur me rroba femrash, ka rrëfyer se ishte përpjekur maksimalisht që t’ia fshihte botës “identitetin e tij femëror”.
Në shkollë të mesme e kishin keqtrajtuar bashkëmoshatarët, duke qenë se ishte “mashkulli i parë që bënte rolin e nxitëses së tifozëve”.
Pas shkuarjes në universitet në Arizona, kishte filluar të përdorte kokainë dhe të punonte si eskortë. Në ndërkohë, vartësia e tij ishte rritur dhe filloi të merrte edhe metamfetaminë.
Para shtatë vitesh e kishte humbur vetëdijen në dhomën ku punonte dhe duke menduar se kishte grip, kishte shkuar te mjeku, ku u diagnostikua HIV pozitiv. /Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...