Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të rezervuara sa i përket jetës personale.
E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ajo ka treguar për herë të parë një episod që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Malin e Zi për një koncert.
Ajo rrëfeu se e ndaloi policia kufitare pasi konkurentët e klabit ku ajo do të këndonte kishin sinjalizuar policinë qëllimisht për lëndë narkotike që Ronela së bashku me grupin Babastars të vonoheshin për koncertin.
‘Unë isha në një makinë me shoqen time, ndërsa djemtë e Babastars në një makinë tjetër. Sigurisht që policia nuk gjeti asgjë, por ama unë u zhvesha nga një police femër që t’më kontrollonin imtësisht, po ashtu edhe një nga djemtë e grupit, të cilët do më ‘vrasin’ që po e them’, tha këngëtarja në studio.
Përparim Rama, Kurtit: Qiti paret, Kryeministër
Kurti uron Dardanët pas fitores: Kampionati Botëror kurrë s’...
Osmani pas fitores ndaj Sllovakisë: Historike! “Dardanë, fal...
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...