Ka pasur shumë raste kur artistët shqiptarë kanë huazuar diçka nga ata të huaj dhe sidomos në fushën e muzikës është më i shpeshtë si fenomen.
Nuk dihet nëse kopjojnë vërtet apo është thjesht rastësi, por rastet nuk kanë munguar. Së fundmi këtë temë e ka prekur edhe Ronela Hajati, e cila nuk ka ngurruar të kritikojë publikisht kolegët që kopjojnë. Me doza ironie ajo u ka dhënë dhe një këshillë se si ta bëjnë më pak të dukshme “vjedhjen”.
“Ore vidhni o shpirta, po vidhni pak me stil se kuptohet që përtoni shumë të punoni”, – ka shkruar Ronela në ‘Instastory’.Ajo nuk ja ka adresuar dikujt në veçanti mesazhin, por me siguri të gjithë ata që ajo ka pasur si qëllim do e kenë kuptuar shumë mirë. Ronela ka guxuar gjithmonë t’i shprehë mendimet hapur dhe të kritikojë kur shikon se diçka nuk po ecën mirë në fushën ku lëvron. Së fundmi, këngëtarja ka udhëtuar drejt Portugalisë, sepse është e ftuar speciale në një nga emisionet më të njohura atje.

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit