Ajo njihet si një nga këngëtaret në skenën shqiptare që guxojnë edhe nëse paragjykohen.
E ftuar në BOOM, Ronela Hajati, u kthye pas në kohë, pikërisht në vitin 2013 ku performanca e saj në Këngën Magjike bëri jo pak zhurmë.
Hajati: Për kohën ishte guxim i madh, po ta bësh në klip nuk vërehet shumë, por në skenë që ke njerëz aty përballë, edhe ato vërtet ishin gjeste.. Në prova nuk e kam bërë se e dija që nuk do të lejonte Arditi. Gjithmonë i kam bërë këto gjërat. Por atëherë ka qenë një periudhë që nuk kisha mundësi të bëja klipe fare dhe të vetmen dalje që mund të bëja ishte Kënga Magjike. Mezi e prisja që të vinte, përgatitesha gjithë vitin.Unë ato lekë duhet ti fitoja më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë skenës.
Këtë vit është 20 vjetori i Këngës Magjike, dhe Hajati thotë se dëshiron shumë të jetë pjesë por gjithçka do të varet nëse do të gjejë materialin e duhur.
Hajati: Kam shumë qejf, por pa gjetur materialin që do më pëlqejë mua. Me shpirt jam 100% që tani.Nuk dua t’ia di fare, që në momentin që është një Festival ku pikët janë të hapura, mund të ketë ndonjë këngë që është shumë e mirë unë prapë do ia jap njërës që njoh. Nuk dua t’ia di fare. Në momentin e parë që ti ke hapësirë për të dhënë shumë pikë, ke mundësi për të plotësuar dhe ata që vërtet e meritojnë apo nuk ke marrëdhënie fare.
Në përgjithësi njerëzit preferojnë të këndojnë në dush, ndërsa Ronela..
Hajati: Kur kam qenë e vogël shkoja në banjo, rrija disa orë dhe ngrohja vendin. Merrja shtypën dhe e mbaja si mikrofon. Ndërkoha dhe laja, dhe këndoja, tre punët.
Dhe pse nuk kemi asgjë zyrtare për jetën në çift, e dimë sesi do të jetë Ronela si nënë.
Hajati: Unë si mama do jem xhind, shumë e rreptë.E përfytyroj të gjithë udhëtimin tim me fëmijën.Ama po të dojë të bëhet artist do ta bëj, do ja nxij prapë./Oranews.tv

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...