Romeo Beckham, i biri i David dhe Victoria Beckham ka “përqeshur” nënën e tij me anë të një fotoje.
Victoria Beckham e veshur me një bluzë portokalli dhe pantallona te gjelbërt ka frymëzuar të birin që t’i bënte një krahasim qesharak.
Romeo kishte vendosur në Instagram një foto të së ëmës së tij dhe të një karrote, duke vënë në pah dukjen e tyre të ngjashme.
“Hilarious!!!” , ishte përshkrimi që ai kishte vendosur poshtë fotografisë së Victorias, e cila kishte arritur shifrën e 66 mijë pëlqimeve dhe komente nga më të ndryshmet.
Komentuesit e favorizonin më shumë dukjen e Victorias, duke e titulluar gjithashtu familjen Beckham si familjen më të mirë dhe më të dashur.

Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...