Boksieri i njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka konfirmuar lidhjen me ish-missin, Marigona Krasniqi.
Çifti deri më tani kanë qëndruar larg kamerave, duke e mbajtur tejet konfidenciale lidhjen e tyre të dashurisë, shkruan portali arbresh.info
Robini mbrëmë e ka konfirmuar romancën e tij me bukuroshen Krasniqi, përmes një fotografie në rrjetet sociale.
Ai postoi një imazh ku u pa duke i dhuruar një puthje Marigonës, teksa ka vendosur një emoji në formë zemre.

Ndërsa sot Marigona ka publikuar një set fotografik ku duket se dyshja janë fejuar.

Robini shihet duke ia mbajtur dorën Marigonës, e cila ka një unazë që duket si e fejesës.
Robini ndërkaq po vazhdon të jetë një nga yjet shqiptarë që po korrë suksese të mëdha në profesionin e tij prej boksieri.
Ai që një kohë ka ndërtuar jetën dhe karrierën jashtë trojeve shqiptare.
Ndërsa Marigona krahas fushës së modelingut më parë ka qenë e angazhuar edhe si prezantuese. /arbresh.info/
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...