Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, po e vazhdon karantinimin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, që pas ardhjes së tij nga Turqia, pak ditë më parë.
Përkundër faktit që në ditët e para shprehu revoltë ndaj kushteve të konviktit, ai mbrëmjen e së premtes kërkoi falje përmes rrjeteve sociale, duke thënë se kushtet e karantinës janë të përballueshme, shkruan portali arbresh.info
Menaxheri i Taynës Rinor Hykolli i cili po ashtu gjendet tek Qendra e Studentëve ka publikuar një foto të Robertit në Instagram ku shihet duke pastruar dhe shkruan “E pagova me fshi, se mo koncerte ska, ska qysh e nxerr bukën e gojës”.

Ndryshe, Roberti arriti në Prishtinë mëngjesin e së enjtes nga Stambolli, teksa të gjithë udhëtarët që aterojnë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, karantinohen për 14 ditë në konviktet e studentave në kryeqytet, sipas vendimit të institucioneve shtetërore./arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve