Nora Istrefi së fundi ka publikuar baladën e saj më të re me titull “Më mungon”.
Tematika e këngës është e prekshme dhe ka depërtuar në zemrat e shumë fansave të saj.
Një koment për këngën në fjalë e ka dhënë edhe ish bashkëshorti i saj, këngëtari Robert Berisha.
I ftuar në emisionin “Libero”, në një moment është ngacmuar nga prezantuesit me pyetjen se “nëse mendon që kënga ‘Më mungon’ është dedikim për të?’.
Ai me shaka u përgjigj se nuk e beson që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, pasi ngase e njeh mirë Norën, e din që ajo nuk i shkruan tekstet vet.
“Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni rep-artistëve sepse ata i shkruajnë vet tekstet për vete. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore që i ka shkruar, kurrë tekst nuk ka shkruar, shkruan tjetër kush për neve. Njashtu dhe unë. E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, ka thënë Roberti.
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...