Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “3 shat”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.
Ndër të tjerash, ai nuk hezitoi të flasë edhe për raportet e tij me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën u divorcua vitin e kaluar.
“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend”, tha Berisha i pyetur nëse mbante mend puthjen e fundit me Norën.
“Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, tregoi ai referuar vajzës së tij të vogël, Reneesë.Ndërkohë, gazetarja Bora Zemani nuk nguroi ta pyeste edhe nëse ka ndonjë shans rikthimi në të ardhmen me Norën, e që mesa duket nga vet këngëtari nuk përjashtohet si mundësi.
“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, tha tutje Roberti.

Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...