Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.
Muzikanti i njohur duket i revoltuar pasi i janë shpërndarë vazhdimisht video teksa po kërcente, gjegjësisht me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun.
Në një postim në InstaStory, prezantuesi thotë se nuk ka mbetur as të kërcejnë e të bëjnë atmosferë pasi menjëherë bëhen viral.
“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.
Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku./Arbresh.info/

Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...