Këngëtari i famshëm Robbie Williams ka njoftuar fansat e tij se do të duhet të tërhiqet për pak kohë nga muzika.
Pas përgjigjes së analizave që ka marrë ai duhet të jetë në kujdesin intesiv të mjekëve. Për shkak të problemeve shëndetësore këngëtari do anulojë edhe turneun e tij.
Ai thotë se ka 5 javë që po kalon këtë gjendje të vështirë dhe tërheqja nga koncerti tregon se është shumë serioze pasi ai asnjëherë nuk i ndërpret angazhimet e tij. Ai thotë se për fat të keq shqetësimet u shfaqën në fund të turneut , ndërsa gjithçka deri në këtë moment ishte perfekte. Robie tregon se fansat ishin kudo për të dhe grupi po funksiononte shumë të mirë por shëndeti mbetet parësor dhe nuk mund ta anashkalojë këtë gjendje të vështirë.
Tani do t’i duhet te ndryshojë stilin e jetës së tij, duke u bërë vegan e praktikuar yoga. Robbie pritet të rifillojë turneun e tij në Zelandën e Re më 14 Shkurt.
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...