Robbie Williams ishte midis qindra mysafirëve dhe punëtorëve të hotelit të Mandarin Oriental në Hyde Park që u evakuua kur ra një zjarr i madh.
Këngëtari britanik ishte filmuar duke ikur prej hotelit luksoz së bashku me mysafirë të tjerë në kryeqytetin e Anglisë, Londër,transmeton Daily Mail
Ylli shihej duke u nisur në mënyrë të qetë drejt rrugës gjersa flakët kapluan gjithë objektin.
Policia nuk ka raportuar për viktima gjersa në shuarjen e zjarrit në hotelin e rinovuar rishtazi morën pjesë 120 zjarrfikës.
Kujtojmë se hoteli iu nënshtrua një rinovimi 200 milionë eurosh që përfundoi në fund të majit të këtij viti.
Ndryshe, Williams do të mbajë një numër të koncerteve gjatë verës dhe do të sjell një këngë të re, /arbresh.info/



Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten