Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun botëror të muzikës.
Së fundmi ylli kosovar ka publikuar disa fotografi në Instagram, në mesin e tyre edhe ato nga vizita e fundit në Kosovë, shkruan portali arbresh.info.
Rita shkruan për bashkëpunimin që ka me UNICEF-in që nga viti 2013 dhe për vizitën në vendlindjen e saj.

“Jam e nderuar që të ndaj me ju gjithë eksperiencën time me UNICEF-in. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të ndryshuar të ardhmen e fëmijëve. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më bëri të shoh punën e UNICEF-it në vendlindjen time dhe jam e vendosur më shumë se kurrë për të shfrytëzuar pozicionin tim për të ndihmuar, bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF, jam pa fjalë!!!”, ka shkruar Rita. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...