Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë, për një mision bamirësie për gratë e dhunuara gjatë luftës.
Rita ka ardhur në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), shkruan portali arbresh.info.
Përmes një postimi në Instagram, bukuroshja shqiptare u shpreh e lumtur për bashkëpunimin me “UNICEF”.
“Jam shumë e lumtur që po punoj edhe më afër me UNICEF-in, në ditët e ardhshme shihni më shumë nga puna jetësore që ata bëjnë dhe ndikimin që ka tek fëmijët. Shikoni këtë hapësirë!”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, javë më parë, Rita ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me brendin e çantave “Escada”, një pjesë nga çdo shitje e të cilave do të dhurohet për bamirësi në organizatën “Women for Women International”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...