Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka folur për jetën e saj private dhe nëse ajo është në lidhje, pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundi.
Bukuroshja 28-vjeçare thuhet se u nda me aktorin “Spider-Man”, Andrew Garfield në mars e së fundi raportohet se është lidhur me Liam Paynen, shkruan “The Sun” përcjell portali arbresh.info.
Ajo ka folur për prestigjiozen “The Sun”, ku ka thënë se ka ka shumë të vështirë të lidhetme ndonjë djalë.
“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje madhe në të ardhmen”, tha ajo.

“Unë e di që njerëzit kanë thënë se ka diçka mes meje dhe Liam Payne, ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë por ne jemi bërë miq të ngushtë”, deklaroi ajo.
“Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”, tha shqiptarja./ arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...