Këto ditë Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes në lidhje me akuzat se kënga e Beyonce, ku fliste për tradhtinë e Jay Z, i ishte dedikuar asaj.
Beyonce e përshkruante vajzën me të cilën e kishte tradhtuar bashkëshorti, si “Becky me flokë të bukur”. Rita nuk i pranoi këto akuza duke bërë edhe shaka se flokët e saj janë zgjatime dhe nuk i ka të sajat.
Por detaji që nxiti diskutime ishte paraqitja e Ritës në “Met Gala”, ku shumë e krahasuan pamjen e saj me atë të Beyonce. Kurora që Rita mbante ishte e ngjashme me atë të Beyonce në “Grammy Awards 2017”.
“Parukieri im e bëri kurorën për tre ditë, e bëri vetë. Unë e vendosa në minutën e fundit”, -është shprehur këngëtarja. E frymëzuar nga Beyonce apo jo, Rita dukej si një perëndeshë me atë kurorë.

Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...